Maqedonishtja e lasht bija e shqipes dhe toponimet "CA"
Sun, 07 Dec 2025
Ndiqni historitë e akademikëve dhe ekspeditat e tyre kërkimore
Që pas vitit 2001, kam theksuar vazhdimisht se problemi më i madh që rrezikon të ardhmen e shoqërisë sonë nuk është politikani i korruptuar apo mungesa e fondeve – është sistemi arsimor i korruptuar dhe i deformuar, që vazhdon të prodhojë breza të çoroditur dhe pa orientim.
Sot, pas dy dekadash, e kemi rezultatin përpara syve: një rini që nuk e njeh veten, nuk njeh rrënjët e saj dhe nuk posedon mjetet për të ndërtuar një të ardhme me vetëdije dhe përgjegjësi. Kur i flet për shkencë, arsyetim logjik, histori të pasur e trashëgimi kulturore, të përgjigjet me gjuhë “talebançe” – fraza boshe të importuara nga rrjete sociale, teori konspirative apo rrënjë të ideologjive radikale.
Ky është një dështim shoqëror, por më së shumti është një dështim i qëllimshëm institucional.
Që nga fundi i viteve ‘90, sidomos pas trazirave të vitit 1997, arsimi shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe në viset e tjera etnike ka qenë subjekt i infiltrimit të ideologjive të jashtme, në veçanti atyre serbe dhe greke. Kjo nuk është teori konspirative, por realitet i dokumentuar në shumë studime akademike dhe raporte ndërkombëtare.
Në vitin 1999, gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, strukturat serbe të edukimit u shpërngulën fizikisht, por jo mentalisht – shumë përmbajtje të sistemit u ruajtën dhe u “përshtatën” në emër të stabilitetit.
Tekstet shkollore në Shqipëri, deri në vitet 2005, ende përmbanin formulime që relativizonin identitetin shqiptar, duke e paraqitur atë si pjesë të “komuniteteve ballkanike me origjinë të përzier”, një diskurs tipik i propagandës serbe dhe greke.
Këshilli i Evropës, në një raport të vitit 2003 për “kurrikulat në vendet e Ballkanit”, theksonte se Shqipëria kishte mungesë të theksuar të përmbajtjes kombëtare në programet shkollore dhe sugjeronte “rritjen e diversitetit rajonal”. E përkthyer në praktikë: më pak Ilirë, më shumë “rajon”.
Nuk është e rastësishme që figura si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, përmenden gjithnjë e më rrallë në programet shkollore. Ndërkohë që Greqia dhe Serbia i kanë kthyer figurat e tyre mitike në burim krenarie kombëtare (shpesh edhe me ekzagjerime të qëllimshme), ne hezitojmë të artikulojmë të vërtetën historike për një prej figurave më të mëdha të Evropës së Mesjetës.
Madje, në disa tekste, është tentuar edhe mohimi i origjinës etnike shqiptare të Skënderbeut, duke e paraqitur atë si “e paqartë” ose “e diskutueshme” — një frazë që gëzon shumë mbështetje në qarqet akademike greke dhe serbe, por që nuk mbështetet në asnjë burim serioz historik.
Në të njëjtën mënyrë, ideja e “Ilirikut” si konstrukt kulturor dhe administrativ i Perandorisë Romake, e përdorur fillimisht nga humanistët arbëreshë në shekujt XV–XVI, sot prezantohet si një “rrënjë sllave” vetëm sepse sllavët më vonë e morën termin dhe shtuan një “k” — nga “Ilirik” në “Illyricum”. Ironia është që madje vetë “Illyricum Sacrum” – vepra monumentale për historinë kishtare të Ballkanit – është shkruar në latinisht nga jezuitët italianë dhe kroatë, jo nga ndonjë akademik serb.
Le ta themi troç: nuk ka nevojë për pushtim me armë, kur brezat pushtohen me mungesë vetëdijeje. Kur rinia nuk di kush është, nuk ka as për çfarë të luftojë dhe as kë të mbrojë.
Për të ndalur këtë zhbërje të heshtur, duhet:
Një reformë kombëtare në arsim, me ekspertë të mirëfilltë të historisë, gjuhësisë dhe pedagogjisë, jo emërime politike.
Rishikimi i kurrikulave kombëtare, për të pasqyruar të vërtetat historike pa komplekse inferioriteti.
Investim në edukimin kombëtar si çështje sigurie, jo vetëm sociale.
Sistemi arsimor nuk është një “shërbim publik” si çdo tjetër — është themeli i një kombi. Nëse ai rrënohet, gjithçka tjetër është fasadë.
Nga Dardanus23
Sun, 07 Dec 2025
Fri, 18 Jul 2025
Lini një koment